‘Ti nuk je burri im që të dalesh me breke neper k….’, Egla dhe Juli bejne sherr direkt pas spektaklit te madh!

Egla dhe Juli e kanë nisur me debate.

Sipas Eglës, Juli i nxori gjumin me një batutë që ai bëri në mëngjes.

Egla dhe Juli u ulën bashkë jashtë, ndërsa aktorja sqaronte kolegun e saj:

“Lediona diçka të tha dhe ti the një fjali, shaka.

Zëri yt më zgjoi. Kur të afrohem të them një gjë, mos më thuaj:

Fillove ti! Se ne nuk jemi burrë e grua që kemi jetuar bashkë

dhe unë të kam ngrënë shpirtin me kërkesa. T’u afrova miqësisht.

Nuk të sulmova. Me shumë mirësjellje të thashë: Brenda etikës, njerëzillëkut, kurseje atë frymëzim që në mëngjes.”

Juli u përfshi edhe në një debat tjetër me aktoren Egla Cenaj.

Egla kërkoi llogari se përse gocat duhet të ndërrohen në banjë, ndërsa

Juli donte të ndërrohej në dhomën e gjumit dhe banorëve u thoshte:

Mbyllni sytë! Ndërsa Egla ia kthen: Është mungesë respekti mor Jul!

Në një moment tjetër. Juli i thotë Eglës: Në zbor rrinim me të brendshme.

Por Egla ia ktheu: “Dil me shokët ashtu!”