Një 94-vjeçari i janë grabitur 140 euro nga një person i panjohur në Prizren. Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:50, ku i dyshuari nën kërcënimin e thikës, është futur i maskuar në shtëpinë e personit dhe ka kryer grabitjen.
Hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes, e rasti është iniciuar si “grabitje”.
“Me datë 07.01.2024, rreth orës 10:50 një i moshuar, mashkull 94 vjeçar raporton se një person i panjohur dhe i maskuar ka hyrë në shtëpinë e tij, në Prizren dhe i ka grabitur një shumë të hollash (140 euro)”, i ka thënë KOHËS zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Hetuesit e Stacionit Policor Prizren janë duke hetuar rastin.